HETIMET/ Vlorë, hetimet për atentatin, ja çfarë fiksuan kamerat e lokalit

HETIMET/ Vlorë, hetimet për atentatin, ja çfarë fiksuan kamerat e lokalit

52
0
Shares

Për zbardhjen e ngjarjes policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 persona të pamaskuar, të cilët pasi kanë hyrë në lokal kanë qëlluar në drejtim të Gjioveshajt dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Policia ka shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë dhe disa te dyshuar. Krahas pistës së hakmarrjes që lidhet, policia e Vlorës po heton edhe në lidhje me disa aktivitete te Gjioveshajt në kohën e qëndrimit jashtë Shqipërisë.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë ne lokal, rezulton se 33-vjeçari i cili mbeti viktimë, ka qenë i shoqëruar me tre persona të tjerë, ndërkohë që është çuar nga tavolina dhe ka shkuar në tavolinën që ndodheshin dy persona të tjerë.
Po ashtu një nga personat që ka qenë ulur ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj i cili është përpjekur të largohet, por vrasësi e ka qëlluar disa herë të tjera gjë që ka sjellë dhe vdekjen e tij.
Ndërkohë nga pamjet e fokusuara nga kamera e sigurisë duket se një prej personave që ndodhej në tavolinë me viktimën ka nxjerrë dhe ai armën dhe ka shtënë në drejtim të vrasësit.
Nga përplasja me armë e të dyja palëve kanë mbetur të plagosur tre persona të tjerë të cilët ishin në lokal.
Ergys Gjioveshaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes në një lokal nate në zonën e ujit të ftohtë, nuk është një emër i panjohur për Policinë e Vlorës.
33-vjeçari rezulton një person me precedentë penalë, i dënuar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim në vitin 2000, ngjarje për të cilën ishte dënuar me 12 vjet burgim.
Gjioveshaj u arrestua nga Interpol Vjena për llogari të drejtësisë shqiptare në qershor të 2011-ës në Austri dhe mësohet se ai vetëm pak muaj më parë kishte dalë nga burgu. Për këtë arsye hetimet për këtë ngjarje të rëndë janë fokusuar në pistën e hakmarrjes.
Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe një kamerier dhe një muzikant i lokalit, si dhe një shtetase 26-vjeçare, e cila dyshohet të ketë qenë në tavolinë me viktimën, së bashku edhe me 2 persona të tjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY