Gazetari Andi Bejtja është përpjekur të japë kontributin e tij që partitë politike të gjejnë konsensusin për të dalë nga kriza dhe këtë e ka bërë përmes një mesazhi pikant në Facebook.
Ai ka publikuar foto me dy gra, njëra prej tyre është bashkëshortja aktuale dhe tjetra ish-gruaja e tij, siç thotë gazetari. E ndërsa secila prej tyre vendoset në rolin e partive gazetari vetëquhet PPE
“Kontribut per konsensusin Sot dua te kontribuoj konkretisht për paqen dhe konsensusin. Ja Ku jam me gruan dhe ish gruan. Jam PPE e vertete”, shkruan në Facebook gazetari Andi Bejtja.
Sqarojmë se gruaja me flokë të shkurtër dhe të errëta është bashkëshortja e tij, ndërsa biondja ish-gruaja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/