EMRAT/ Policia prangos shitësit e heroinës dhe “cokollatës” në Tiranë

EMRAT/ Policia prangos shitësit e heroinës dhe “cokollatës” në Tiranë

77
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “”, në kuadër të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Fatjon Bahiti, 27 vjeç, banues në Elbasan

– Abdyl Musagaj, 49 vjeç, banues në Elbasan

– Tomorr Shqezi, 53 vjeç, banues në Tiranë

– Ervin Myftiu, 39 vjeç, banues në Tiranë

– Nikolin Merko, 45 vjeç, banues në Tiranë

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Narkotikëve , për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit Heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, menjëherë janë nisur shërbime Policore të narkotikëve ,Operacionale të cilët gjatë ndërhyrjes kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët duke bërë një manovrim të gabuar në ecje mbrapsht ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe ka nisur të largohet me vrap.

Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i bisnesit tip “mini market”në pronësi të shtetasit Nikolin Merko, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Çokollat Cannabis Sattiva.

Nga veprimet proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Heroinë

– 2 kilogram e 100 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Çokollat Cannabis Sattiva

– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”

– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”

– 12 aparate telefonik

Materialet proceduriale i’u kaluan Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY