Ne foto, Edi Rama me opoziten sipas tij
Kryeministri Edi Rama në shënimin e sotëm kundër protestës së opozitës për zgjedhje të lira për shkak të Fermës Kombëtare të Kanabisit që drejtohet nga Kryeministri, ka premtuar se parlamenti ap opozitë do të jetë shumë produktiv pasi do të prodhojë brenda tij një opozitë disa herë më të mirë se sa atë që është sot.
Në vijim ai ka interpretuar deklaratën e DASH që sipas Ramës thotë të behën zgjedhjet edhe pa opozitën pavarësisht se thotë të se në zgjedhje duhet të marrin pjes ëtë gjitha partitë.
Më poshtë shënimi i Ramës:
Lulëzimi e paska interpretuar thirrjen e Departamentit të Shtetit që gjithë partitë të hyjnë në zgjedhje, si një mbështetje për fantazinë e tij se po nuk hyri PD në zgjedhje, zgjedhjet nuk u bëkan as sipas Shteteve të Bashkuara!
Në fakt e kundërta është e vërtetë. Shqipëria ka zgjedhje në 18 qershor. Dhe askush në botën e logjikës elementare demokratike, as nuk e diskuton fare datën kushtetuese të zgjedhjeve, lëre pastaj Shtetet e Bashkuara, Gjermania apo demokracitë perëndimore në tërësi. Vajmedet ku u katandis partia që lindi nga ëndrra për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!
Një shtet ku Kushtetuta mund trajtohet si peng i partive dhe e drejta e popullit për të zgjedhur mund të vihet në diskutim, sipas interesave të elitave partiake, nuk ka lidhje me botën demokratike. Ky lloj shteti mund të ekzistojë akoma në mendjen e atyre që nuk e lanë Shqipërinë të bëjë shtet serioz, për 25 vjet me radhë, po nuk ka lidhje me Shqipërinë e sotme ku prej 3 vjetësh e gjysëm luftojmë për të bërë shtet. Jo më! Kurrë më!
Mua nuk më habisin fare sot, as ata që e mbajtën për çerek shekulli këtë vend peng të mungesës së vizionit, atdhetarisë, aftësisë së tyre, me keqqeverisjen e me përbuzjen provinciale për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi; as ata që kanë marrë peng kanalet e komunikimit mediatik me verbërinë, paditurinë e babëzinë e tyre për paranë e zezë; as ata që turren të nxjerrin nga lumi gurin e këtij budallallëku monumental apo që hutohen nga thagma e “zgjedhjeve pa opozitën”. Të parët kanë frikë nga drejtësia. Të dytët i tremben tharjes së burimeve të padeklaruara të fitimit, për të bilbiluar e shkarrashkruar në emër të parimeve demokracisë. Të tretët vijnë rrotull për t’u bërë të rëndësishëm në rrugët e katundit tonë politik apo thjesht i friken kujtesës së viteve të zymta të rrëmujave në Shqipërinë pa shtet.
Dhe, megjithë vendosmërinë për t’i dhënë, deri në dekikën e fundit, një shans dialogut dhe kthimit të Partisë Demokratike, në botën e logjikës elementare demokratike, bindem përditë e më shumë për një gjë:
Bojkoti i zgjedhjeve nga PD-ja e disa kryetarë pa parti të ngujuar në çadër për hatër të saj, jo vetëm nuk do ta lerë Shqipërinë pa opozitë në parlamentin e ri, po përkundrazi, ka shumë të ngjarë t’i japë jete një opozite të re, shumë më sfiduese se sa opozita pa kokë, pa program, pa skuadër e pa edukatë që pati parlamenti i sotëm.
Këtu do jemi e do shohim se kush ka të drejtë, po një gjë është e sigurtë: Një opozitë që i friket Reformës në Drejtësi dhe refuzon të paraqitet për gjykim përpara popullit, nuk i duhet jo Shqipërisë e shqiptarëve, po aq dreqit vetë! Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/