DETAJET/Trazira të forta në burgun e Vlorës, më pas marrin flakë dyshekët

DETAJET/Trazira të forta në burgun e Vlorës, më pas marrin flakë dyshekët

486
0
Shares

Burgu i Vlorës i përfshi nga trazira ditën e sotme kur grupe të dënuarish nisën një përleshje fizike mes tyre.

Më pas ka ndërhyrë policia por trazirat nuk kanë reshtur. Të burgosurit kanë ndezur dyshekët e qelive duke vënë në rrezik jetën e tyre, të policisë dhe vetë egzistencën e burgut.

Në burg kanë ardhur më pas forcat speciale dhe zjarrfikësit që kanë arritur të shuajnë edhe zjarrin edhe trazirat. Por një polic ka përfunduar në spital.

ievp vlore

Njoftimi i IEVP Vlorë:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në IEVP Vlorë ku I është vënë flaka disa dyshekëve nga ana e disa të paraburgosurve ju bëjmë me dije se:

Pas një konflikti fizik midis disa personave me rekorde të theksuara kriminale kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme forcat e policisë se burgut. Është bërë izolimi I personave të përfshirë në konflikt. Pas kësaj shokët e qelivë të personave të futur në izolim në shenjë proteste I kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave përkatëse duke sjellë pështjellim të situatës.

Menjëherë është bërë njoftimi I forcave zjarrfikëse, Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe I forcave të Policisë së Qarkut Vlorë. Gjithashtu është njoftuar dhe prokuroria Vlorë.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv I policisë së Burgjeve.

Pas largimit të zjarrfikëseve situate në IEVP Vlorë është totalisht e normalizuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju bën me dije se në çdo moment është në ndjekje jo vetëm ne situatën e krijuar në IEVP Vlorë por dhe në çdo IEVP tjetër në Republikën e Shqipërisë, në përmbushje të detyrave funksionale dhe në zbatim të planit të plotë të sigurisë.

Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY