Fituesi i Big Brother 1 Arber Cepani desh e ka ngrënë sot nga të shtimet që ka pasë në rrugën Myslym Shyri ndërkohë që policia po ndiqte një grup trafikantësh droge.
Ai ka reguar me detaje se si policia arrestoi të fortët e lagjes ngjitur me drejtorinë e policisë së Tiranës.
Rrëfimi:
“Sot bashke me mikun tim Ervinin u beme per hallva…. Shqiperia eshte vendi i fundit ku dikush mund te projektoj endrra, pasione, te ardhme….Sepse eshte vendi ku mjafton nje fraksion sekondi dhe gjithcka mund te shkerrmoqet…. Sapo parkojme makinen dhe dalim per te levizur, ne zemer te Tiranes, ne mes te dites, tek lagjia pas Myslym Shyrit, tek kembet tona gjendemi ne mes te nje bresherie armesh dhe plumbash te nje grupi te madh burrash, qe gjemonin njeri tjetrin….Skena qe edhe ne filmat e Chuck Norris do i kishin zili….Njerez te terrorizuar qe nuk kuptonin se cfare po ndodhte teksa shikonin njerez te armatosur qe vraponin dhe qellonin….Si perfundim, u kuptua qe ishin forcat e policise te antidroges te veshur civil, qe arrestuan dy trafikant droge pasi kishin terrorizuar gjysmen e lagjes…Gjithcka neper kembet e njerzve ne dite me diell…. A eshte ky vendi qe duam te jetojme?! A eshte normale kjo situate?! A mund te projektosh nje te ardhme ne kete vend?! Dhe mos e banalizoni me politike dhe parti politike, se e kemi pare 25 vite, qe nje mut jane te gjitha dhe prandaj kemi perfunduar si Kolumbi ne mes te Evropes!!!”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/