Opozita ka hapur një forum online përmes faqes republikaere.al ku fton këdo që të japë mendimin tij se si duhet të jetë Shqipëria tjetër.
“Mirësevjen në lëvizjen popullore, demokratike dhe kombëtare për Republikën e Re. Na shkruaj edhe ti idetë e tua, ëndrrën tënde se si do që të jetë republika e re dhe çfarë duhet të ofrojë ajo për shoqërinë tonë, për gjithsecilin prej nesh”, thuhet në prezantimin e kësaj nisme.
Faqja ka vetëm pak orë që është publikuar dhe ende nuk dihet impakti i saj, por të dhënat e para flasin për një përfshirje të gjerë të qytetarëve.
Për të marrë pjesë në forum duhet të regjistrohesh cfarë ia pret rrugën përfshirjes false në debatin më të madh të ditës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/