Replika afër mesnatës mes Ramës e Bashës: Durimi soset me 5 maj

Replika afër mesnatës mes Ramës e Bashës: Durimi soset me 5 maj

80
0
Shares

Kryeministri Rama ka shkruar një koment këtë mbrëmje ku përpqiet të sqarojë cështjen e vettingut që shtyhet për në vjeshtë. Sikurse e ka zakon që cdo shpjegim të tij duhet ta shpjegojë sërish për shkak se ndërron fjalët edhe sonte ka bërë të njëjtën gjë. Ka thënë se nuk ka thënë të shtyhet vettingu.

Komenti i Ramës:

“Lulëzimi, paska dëgjuar sikur unë paskam ofruar sot në Kuvend kompromis për të shtyrë Vetingun! Në fakt e kundërta është vërtetë. Unë sot kam thënë që Vetingu për mua është kusht për çdo kompromis të mundshëm, për hyrjen jashtë afateve në zgjedhje të PD-së. Dhe kam shtuar se vetëm nëse të tjerët – nënkupto miqtë e partnerët tanë që e kanë Vetingun kusht për negocimin për anëtarësimin e Shqlpërisë në BE – do të kërkonin fleksibilitet në emër të përfshirjes së PD në zgjedhje, atëherë e vetmja mundësi mund të ishte nëse PD do të pranonte ta votonte Vetingun, në seancën e parë të parlamentit të ri.

Sidoqoftë s’ka asnjë problem! Ne do të vazhdojmë me bukë dhe Çadra e Frikës nga Drejtësia le të vazhdojë me gurë. Durimi ynë do të soset vetëm kur të soset kufiri i fundëm i mundësisë për të hyrë të gjithë në zgjedhje. Domethënë deri ditën dhe orën e paraqitjes së emrave të skuadrave, për betejën e 18 qershorit.

Pastaj me Lulëzimin pa Lulëzimin, do ta bëjmë me mandatin e ri të popullit sovran, Vetingun dhe krejt rrugën e zbatimit të Reformës në Drejtësi. E nëse Lulëzimi dhe Çadra e Frikës nga drejtësia, mund ta vonojnë plotësimin e komisioneve të Vetingut dhe nisjen e punës së tyre, duke mos u paraqitur në punë deri në ditën e fundit të këtij kuvendi, dita e parë e Kuvendit të Ri do të shënojë edhe fundin e kësaj pengmarrjeje të turpshme të drejtësisë!”

Deklarata e Bashës pak më herët:

“Sot Kryeministri në ikje na propozoi të gjejmë një kompromis me shtyrjen e vetingut. Kjo është një tjetër dëshmi se për Edi Ramën drejtësia dhe reforma në drejtësi kanë qenë dhe mbeten vetëm një mjet pazaresh, shantazhi dhe imazhi. Kurse për ne drejtësia është themeli që garanton lirinë dhe demokracinë, mbi të cilin do të ngrihet shteti modern shqiptar.

Ne jemi për vetingun, më 21 korrik votuam vetingun dhe do ta çojmë deri në fund vetingun. Ne kemi refuzuar vetingun e Edi Ramës sepse duam një veting të vërtetë, të pakapur nga politika dhe të paanshëm.

Menjëherë pas formimit të qeverisë që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ne jemi të gatshëm të votojmë ligjin për zbatimin e vetingut sipas frymës dhe përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.

Krimi qeveritar do të përballet me drejtësinë e pavarur, ata që e kthyen Shqipërinë në republikë të drogës dhe korrupsionit do të përballen me drejtësinë e vërtetë.

Mbi të gjitha, zgjedhjet e lira do të hapin rrugën për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe një demokracie perëndimore në Shqipëri. Liria, drejtësia dhe kontrolli mbi pushtetin do të jenë themeli i Republikës së Re. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY