Opozita intensifikon protestën, Basha paralajmëron: Të hënën bllokohet trafiku për 1 orë

Opozita intensifikon protestën, Basha paralajmëron: Të hënën bllokohet trafiku për 1 orë

67
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka njoftuar sot intensifikimin e protestave në të gjithë Shqipërinë. Në përfundim të takimit me aleatët, nga çadra e protestës, Basha i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ditën e hënë në orën 11.00 – 12.00 të bashkohen në bllokimin total të trafikun kombëtar në të gjithë Shqipërinë.
“Në funksion të arritjes se këtij qëllimi madhor, të këtij vendimi të patjetërsueshme të 18 shkurtit, opozita e bashkuar me në krye PD ka vendosur intesifikimin e protestës qytetarë ne të gjithë Shqipërinë. Duke ruajtur si pishtar, si bërthamë të kësaj lëvizje çadrën e lirisë 24 orë në ditë, por duke e shtrirë atë në mbarë vendin.  Ditën e hënë të gjithë qytetarët shqiptarë, të djathtë, të majtë, patriot, të rinj, të reja  të bashkohemi midis orës 11.00 – 12.00 në bllokimin total të trafikut kombëtar në të gjithë Shqipërinë.
Ky është vendimi i opozitës së bashkuar. Kjo është një orë e madhe solidariteti kombëtar, është një orë e madhe mesazhi. Kurrë më nuk do të ketë tërheqje dhe kompromis por vetëm qëndresë deri në hedhjen e themelit të republikës së re që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Por është edhe fillimi i një aksioni politik i cili vetëm do të përshkallëzohet  për të kulmuar në një tjetër kulm në 7 maj ku ne do ti rrimë fjalës së dhënë së shqiptarëve dhe kavajasve për të mos ja dorëzojmë më Kavajës krimin dhe ti them ndal krimit në Kavajë dhe pastaj në të gjithë Shqipërinë”.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi midis të tjerave se nuk do lejojë zgjedhje fasadë të diktuara nga krimi dhe droga, vendim i përbashkët, ky sipas Bashës.
Sa për mospranimin e kërkesës së Ramës e Metës nga KQZ-ja, për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve, Basha kërcënoi se do ta çojë për ndjekje penale nëse nuk e refuzon kërkesën e tyre.
“KQZ-ja me të vërtetë ka refuzuar regjistrimin e koalicioneve por duhet ta hedhë atë poshtë sepse po nuk e hodhi poshtë jeni në kushtet e shpërdorimit të detyrës dhe do t’ju çojmë në ndjeke penale”, tha ai.
Duke vazhduar të thumbojë Ramën e Metën, Basha u shpreh se ata po bëjnë manovra për të shpëtuar aleancën e tyre.
“Fasada ka rënë, fasada është çjerrë. Shqiptarët e shkatërruan fasadën e gënjeshtrës. E vërteta ka dalë në shesh. Nuk ka bojë që e lyen më të vërtetën e Shqipërisë së gjunjëzuar nga krimi e korrupsioni. Nuk ka më forcë ta kthejë mbrapsht këtë vullnet popullor që do të marrë në dorë fatet e tij”, tha Basha.
Basha shprehu edhe njëherë vendosmërinë në kërkesat e protestës për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
“Nuk ka kompromis me ëndrrën e shqiptarëve për Republikën e re. Ndaj jemi të vendosur në kërkesat tona. Hapi i parë është qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike. Hapi i dytë, është që mandati i kësaj qeverie që ka bëjë deri në fund me zbatimin e dekriminalizmit të bëjë largimin e të inkriminuarve. Po kështu synohet luftë e vendosur kundër kanabisit. Nuk e shihte drogën as ministri që iku, as ky ministri i Brendshëm që është sot. As ata të zhages. Kërkojmë votim elektronik dhe numërim elektronik.
Në 24 orët e fundit, pazari i peshkut, që është qelbur nga koka, pazari i peshkut ka filluar manovrat që mendojnë se do e nxjerrin në breg Republikën e vjetër që ua ka marrë lumi. Pazari i peshkut mendon se tani që nuk po ia del dot kurajës dhe bashkimit qytetar do të negociojë me ne një Pazar politik, që do mbajë në këmbë republikën dhe do t’u shesë qytetarëve sapunin për djathë. Kjo ka dy platforma. Njëra hajde t’i bëjmë luftën kundër kanabisit, por edhe zgjedhje të lira e të ndershme, po hajde t’i bëjë Edi Rama. Por këtu drogën e kontrollon Rama dhe çeta e tij, ajo që e solli në pushtet. Ky që e mbushi Shqipërinë me drogë, tani do besimin tonë se mund të luftojë drogë dhe paratë e drogës. I zoti i zhagës thotë hajde, se do ta hedh zhagen në lumë.
Ne e bëmë dekriminalizim, por ata u thonë ndërkombëtarëve e shqiptarëve se tani do ta zbatojnë këtë. E thotë ngaqë tani e ka lakun në fyt nga ky bashkim popullor. Sigurisht që ky nuk na garanton dot zgjedhje të lira e të ndershme, as të vetët nuk e besojmë. Rama nuk e ka e nuk do ta ketë kurrë besimin t’i plotësojë këto detyra.
Së bashku duhet t’i japim fund, e ta varrosim republikën e vjetër, pavarësisht se kush e ka fajin, dhe të hapim rrugën për një Shqipëri europiane, me një pakt ndërkombëtar për një Shqipëri europiane”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY