Edhe mediat franceze shuplakë qeverisë Rama: Europa ka një prodhues të madh...

Edhe mediat franceze shuplakë qeverisë Rama: Europa ka një prodhues të madh të kanabisit, Shqipëria

54
0
Shares

Pas prestigjiozes amerikane Forbes është media franceze “Reporterre.net” e cila në reportazhin titulluar: “Europa ka një prodhues të madh të kanabisit: Shqipëria”, shkruan se kanabisi është bërë një mjet mbijetese për shumë banorë dhe njëkohësisht burim korrupsioni.

Fabian Zhilla, specialist i krimit të organizuar, thotë: “Prodhimi, dikur i përqendruar në Lazarat, tani është i shpërndarë në të gjithë vendin dhe prandaj është krejtësisht i pakontrollueshëm”.

“Vështirë të imagjinohet se politikanët nuk janë të përfshirë”, shkruhet me tej ne reportazh i cili i kushton vemendje edhe rastit të Klement Balilit dhe Dritan Zaganit, që ka marrë azil politik në Zvicër pas denoncimeve të përfshirjes së zyrtarëve të policisë në trafikun e drogës.

“Duke qenë se policia është një institucion shumë hierarkik, është e vështirë të imagjinohet se stafi politik nuk është i përfshirë”, thotë Hila.

Me tej citohet edhe raporti i fundit i Komisionit te Zgjerimit të BE-së që “vëren se policia dhe prokurorët nuk janë në gjendje të identifikojnë rrjetet kriminale përgjegjëse për kultivimin e drogës”.

“Këto lidhje mes grupeve kriminale dhe autoriteteve politike si dhe shumat kolosale të krijuara nga trafiku janë shqetësuese. Pak javë përpara zgjedhjeve kombëtare në qershor, partia kryesore e opozitës, Partia Demokratike e Shqipërisë, kërcënoi të mos merrte pjesë në to dhe të bojkotonte punën parlamentare për gati dy muaj. Duke denoncuar ‘korrupsionin e një qeverie që e ka transformuar Shqipërinë në Kolumbi të Evropës’, kërkon ‘formimin e një qeverie teknike për të garantuar transparencën e zgjedhjeve’, shkruan “Reporterre”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY