DEBATET/ KQZ nuk voton kërkesën e PS – LSI për shtyrjen e...

DEBATET/ KQZ nuk voton kërkesën e PS – LSI për shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve

56
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot kërkesën e PS-së dhe LSI-së për shtyrjen e afateve të regjistrimit të koalicioneve.
“Nuk kemi pse marrim vendim në lidhje me kërkesën e PS dhe LSI. PS dhe LSI japin argumente politike dhe jo juridike. Nuk ka bazë ligjore që na detyron të marrim një vendim. KQZ, nuk duhet të marrë vendim në lidhje me këtë kërkesë”, u shpreh kreu i KQZ-së, Denar Biba, në përfundim të debateve, ndërsa deklaroi mbylljen  mbledhjes.
Gjatë mbledhjes së sotme, PS kërkoi shtyrjen me një javë  të afatit të regjistrimit. PD ishte kundër.
Edhe anëtari i KQZ, Klement Zguri u shpreh kundër.
“Zgjedhjet prishen. Prishet gara, barazia, mënyra korrekte e procesit. KQZ zbaton ligjet nuk i modifikon ato. Një ligj i kaluar me 3/5 nuk mund të ndryshohet me 4 – 5 vota”, u shpreh Zguri.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së Eridian Salianji bëri publik propozimin. Sipas tij, “shtyrja e afatit disa ditë nuk e cenon procesin. Afati nuk është i ngurtë dhe nuk jemi në një situatë normale. Për ne më rëndësi është zbatimi i kushtetutës dhe më 18 qershor të jenë të gjithë palët. Shtyrja disa ditë është më se normale. Deri më datën 28 prill nuk cenohet procesi zgjedhor. Është kufi ligjor”.
PD u prezantua nga përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso i cili arysetoi se kërkesa PS e LSI nuk ka bazë ligjore. Nuk ka vend për akrobacira. Opozita i ka kërkuar KQZ të mos bëhet mashë e partive për të zgjidhur problemet që vetë kanë krijuar dhe vetë kanë në dorë të zgjidhin”.
“Letra shpreh vullnetin e mriz të dy forcave të mëdha politike. Por ne nuk jemi interpretuesit shabllon të legjislacionit. Ne jemi bartës të interesit më të lartë të publikut. Pa opozitën do të ketë proces zgjedhor, por jo zgjedhje të mirëfillta. Qëllimi madhor joni është realizimi i zgjedhjeve. Çfarë vendimi do të merrte KQZ, nëse opozita do të vinte sot të regjistrohej? Përtej 29 prillit nuk ka kohë për manovra politike”, u shpreh midis të tjerave kreu i KQZ-së, Denar Biba.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY