Blushi: KQZ ndryshon datat vetëm nëse është çmendur: Pa ra 18 prilli,...

Blushi: KQZ ndryshon datat vetëm nëse është çmendur: Pa ra 18 prilli, ka rënë edhe 18 qershori

59
0
Shares

Deputeti i Libras , Ben Blushi ka deklaruar sot se koalicioni ka rënë dhe se KQZ nuk mund të ndryshojë kodin zgjedhor.

“Sikur të vini përpara një ligj sot se muaji shkurt ka jo 28 ditë por 45 ditë, do ta votonit ju. Apo ju do ta votonit se muaji gusht ka 71 ditë shkon deri në fund të shtatorit. Kështu po bëni edhe sot po ndryshoni Kodin Zgjedhor. Nëse KQZ çmendet dhe merr një vendim për ndryshimin një date do të thotë se KQZ merr përsipër të ndryshojë kodin zgjedhor. Njësoj si PD, ajo thotë se nuk njohim 18 qershorin, ju thoni nuk njohim 18 prillin. Nëse bie 18 prilli , bie edhe 18 qershori. E justifikoni për ti bërë PD-së kohë. Ka një arsye për ti dhënë kohë koalicionit. Koalicioni ka rënë. Nëse KQZ nuk e merr këtë vendim si do të regjistroheni ju. Sot nuk keni koalicion”, tha Blushi.

Në vijim kreu i Kuvendit Ilir Meta ka kundërshtuar projeksionet e Blushit në lidhje me zgjedhje të parakohshme. “Dëshira dhe vullneti ka qenë për të evituar një krizë shumë më të madhe se sa kriza procedurale, për ti dhënë një mundësi PD dhe aleatëve të tyre që të përfshihen në garën për zgjedhje të 18 qershorit. Edhe për zgjedhjen e Presidentit nuk vjen për shkaqe të tjera vese për të gjetur një kandidat konsensual”, tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY