Policia e Shtetit publikoi sot pamje të tjera të autorit të vrasje së ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij.
Atentati ndodhi më 8 prill të këtij viti, disa metra larg hyrjes së pallatit ku banonte i ndjeri.
“Policia kërkon edhe një herë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku. Policia garanton anonimatin e plotë dhe për çdo informacion të vlefshëm telefononi në numrin e telefonit 0694110299”, informon policia.
Videoja e mëparshme e publikuar më 14 prill, tregon autorin e dyshuar duke ecur në bulevard, ndërsa është i veshur me një xhup blu, i njëjtë edhe në videon e dytë.
Në videon e publikuar sot, autori i dyshuar shihet duke lëvizur nëpër shkallët e pallatit ku edhe ndodhi krimi, ndërsa lëvizjet janë filmuar rreth orës 18:53 minuta të datës 8 prill 2017.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/