Debate në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe. Tema e debatit ishte “Kriza politike dhe ekonomia” dhe mes të ftuarve ishin deputeti i PS-së Ervin Bushati, e koordinatori në Partinë Demokratike Dritan Shano.
Dritan Shano,duke komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë, tha se ai është keqinformuar.
Pas takimit që kreu i PD-së Lulzim Basha pati me ministrin gjerman, deklaroi se i kishte paraqitur këtij të fundit “fakte dhe argumenta të pakundërshtueshme të cilat çmontonin gënjeshtrat e qeverisë për gjendjen e krimit në vend, për gjendjen e drogës, për impaktin që ka te zgjedhjet dhe natyrisht rrenën për reformën në drejtësi”
Koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano tregoi një reagim të ministrit të jashtëm i Gjermanisë, , Sigmar Gabriel. Kur i kanë treguar se në Lezhë kishte mbaruar lista e deputetëve, ministri gjerman ishte shprehur: What!! Çfarë!
Të ftuar ishin edhe gazetari Enton Abilekaj, Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, aktualisht anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe Pedagogu i Universitetit Mesdhetar Albert Gajo. OraNews.TV
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/