SKANDAL/ Letra e PS – LSI ndaj KQZ e falsifikuar dhe antiligjore,...

SKANDAL/ Letra e PS – LSI ndaj KQZ e falsifikuar dhe antiligjore, ja shkeljet!

77
0
Shares

artia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim depozituan sot në KQZ një letër me kërkesën për shtyrjen e afatit për regjistrimin e koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. Kjo letër, mban firmat e kryetarëve të dy grupeve parlamentare të PS dhe LSI, Gramoz Ruçi dhe Luan Rama.
Por pikërisht këtu krijohet edhe “ngërçi”, për të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e pikërisht anëtari Klement Zguri e quan këtë kërkesë si jo legjitime.
Sipas një dokumenti që e ka siguruar “BalkanWeb”, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka autorizuar deputeten Blerina Gjylameti si personin e vetëm që mund të firmosë në emër të PS për çdo kërkesë drejtuar KQZ-së.

lll_copy_2“Emëroj znj. Blerina Gjylameti, me funksion Sekretare për Koordinimin Elektoral në Partinë Socialiste të Shqipërisë, si përfaqësuese të posaçme dhe i jap të drejtën dhe tagër ligjor të nënshkruajë në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë, si parti politike, ashtu edhe si subjekt zgjedhor, të gjithë dokumentacionin drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, apo çdo institucioni tjetër shtetëror, i lidhur ose jo me procesin zgjedhor, në mënyrë më specifike, por pa u kufizuar në; regjistrimin e partisë Socialiste të Shqipërisë si subjekt zgjedhor në zgjedhje të përgjithshme ose të pjesshme, të nënshkruajë dhe të negociojë për Koalicionet e zgjedhjeve të pjesshëm dhe të nënshkruajë në emër të SP marrëveshjen për krijimin e koalicioneve zgjedhore, caktimin e përfaqësuesve të PS në KQZ, nënshkrimin e kërkesave, ankesave, kërkesat ankimore, kërkimin e informacionit, apo çdo akt tjetër të parashikuar ose jo nga Kodi Zgjedhor. Ti delegojë të drejta të cilat i ka fituar nga kjo prokurë dhe nuk i janë njohur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Kodi Zgjedhur përfaqësuesve të PS në KQZ”,
shkruhet në autorizimin që mban firmën e Ramës.
“Ky autorizim hyn në fuqi menjëherë dhe përfundon me revokimin e tij”, thuhet në prokurën për Blerina Gjylametin, që mban datën 09. 08. 2016.
letra ps - lsi per kqzNdërkohë, sipas denoncimit të Ervin Salianjit në rrjetet sociale, kjo letër ka edhe një falsifikim të dukshëm, ku data e saj shënon 19. 04. 2017, ndërsa protokollimi i saj është bërë një ditë më parë, në 18. 04. 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY