Republika e re, ndryshime kushtetuese për të rrëzuar qeverinë e keqe për...

Republika e re, ndryshime kushtetuese për të rrëzuar qeverinë e keqe për 24 orë

59
0
Shares

“Nuk ka tërheqje nga ky projekt, republika e re po bjen, është e pashmangshme, e do cdo shqiptar. Cfarë do të thotë republika e re: që me zgjedhje të lira dhe të ndershme me qeveri teknike sovrani do të vendosë me votë të lirë”, deklaroi kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë një fjale që mbajti pasditen e sotme tek cadra e opozitës.

‘Edhe qeveria , edhe opozita e ardhshme nuk do të kenë asgjë të nagjshme me këto që janë tani. Përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore do të jetë e pamundur për qeverinë të jetë arrogante me qyetatarët. Qytetarët do të kenë instrumenta që për 24 orë të rrëzojnë cdo qeveri që del mbi ligjin. Kushdo që do të shërbejë në politikë, ta dijë që kjo nuk do të jetë punë për tu pasuruar brenda një nate por do të jetë një punë e vështirë. Këto parime gjëjën kuptim shprehje në dokumenta moderne ku Shqipëria është palë. Nuk ka vend evropian të BE që nuk garanton zgjedhje të lira të ndryshme”, tha Basha.

Në vijim Basha deklaroi se shtyrja e datës së regjistrimit nga PS dhe LSI është një moment që tregon se janë rrëzuar ligjet.

“Rama dhe Meta e kanë futur vendin në një spirale krize politike pasi kishin menduar se se opozita do të prsite hanxharin e zgjedhjeve të kapura nga krimi. Në Kavajë ikën një kriminel, përdhurues i dënuar në Itali dhe trafikant i dënuar në Zvicër dhe emëron mëkëmbësin e tij. Në Kavajë ka presion absolut për nxënësit në shkolla që ai të fitojë edhe pse nuk ka kandidat përballë. Ai thotë se po shtyn datën e regjistrimit për të mirën tonë. Për të mirën e shqiptarëve ka vetëm një zgjidhje , qeveri teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk lahet mjalti me shëllirë. Këtë mjaltin që gatuar vet ke dhe vetemë një mënyrë që të mos e hash vet të gjithin, të braktisësh e të përqafosh axhendën e intersit publik shqiptar”, tha Basha.

Në vijim Basha tha se republika e vjetër është komplot për të vjedhur shqiptarët. “Po debatojmë për cmimine energjisë elektrike që prej tri ditësh. Unë them se është rritur, ju thoni që është rritur, ai thotë është ulur. Nxjerr faturën time të energjisë që është ulur. Po për 25% qind është ulur por për 75 % është rritur. ERE shkruan se është rritur me 25% më shumë ëpr 75% të familjarëve. Ai ka shkuar nga 8.89 lekë në 9.52 lekë. Ai di të bëjë hesapet për xhepin e vet por për qytetarët nuk i bën. Tarifa e energjisë është rritur për bizneset dhe shtresa të tjera. Njerëzit paguajnë më shumë energji për shkak të Rilindjes dhe Edi Ramës”, shpjegoi ai. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY