Plagos të dashurin me thikë, martesa “amniston” vajzën

Plagos të dashurin me thikë, martesa “amniston” vajzën

102
0
Shares

Plagos të dashurin me thikë, por gjatë gjykimit martohen dhe e bën bashkëshort.

Kjo është historia e Irma Bilerit, nga Tirana, e cila u gjykua dhe u dënua për veprën penale të dhunës në familje, dhunë e cila mesa duket i ka shërbyer çiftit për të vënë kurorë.
Sipas vendimit të gjykatës, Irma Bileri u procedua penalisht pasi gjatë debateve me të dashurin e saj, me të cilin bashkëjetonte, e ka goditur atë me një thikë kuzhine në shpatull. Si motiv i debateve ka qenë gjithmonë gjendja e vështirë ekonomike.
Por gjatë gjykimit të këtij rasti, e pandehura jo vetëm që shfaqi pendesë, por shkoi edhe më tej, duke lidhur kurorë me të dashurin. Ky veprim, përveç anës së marrëdhënies mes çiftit, duket se ka ndikuar pozitivisht edhe në vendimin e gjykatës.
Gjyqtarja Vjollca Spahiu, në argumentimin mbi llojin e dënimit që duhet të japë, midis të tjerave ka nënvizuar si rrethanë lehtësuese edhe faktin që mes të pandehurës dhe të dëmtuarit, marrëdhëniet janë stabilizuar dhe se ata tashmë janë bashkëshortë.
Në këto kushte, e pandehura i shpëtoi burgimit, duke u dënuar me 18 muaj shërbim prove. Dënim ky që rrallëherë është aplikuar nga gjykata për rastet e dhunës, kur ka pasur përdorim të armëve të ftohta. Por mesa duket, kësaj radhe dashuria triumfoi edhe mbi drejtësinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY