Motorët e Policisë së Tiranës, 2 muaj pa siguracion

Motorët e Policisë së Tiranës, 2 muaj pa siguracion

436
0
Shares

Struktura “Shigjeta”, që prej më shumë se një viti funksionon si një njësi speciale motoristësh në Tiranë, ende nuk është formalizuar me një VKM që të përcaktojë saktë funksionin e të gjithë efektivëve.
E ngritur si një strukturë e domosdoshme për të luftuar krimin në kryeqytet, kjo njësi, që në përbërje ka rreth 60 inspektorë të trajnuar tashmë për reagime të shpejta me motorë, duket se ka ngecur vetëm në zbatim të një udhëzimi. Madje, as ato pika që përcaktohen qartë në udhëzim nuk po respektohen duke lënë pezull prej më shumë se një viti burimet njerëzore të kësaj njësie. Mbi të gjitha, prej dy muajsh motor- ëve që u prezantuan në shkurt të vitit 2016 nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u ka skaduar siguracioni. Efektivët që kanë në përdorim një motor të tillë, në rast të ndonjë aksidenti, u duhet të paguajnë vetë nga xhepi dëmin financiar.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, gjatë prezantimit të këtyre mjeteve vitin e kaluar tha se me këto shërbime synohet të garantohet kontroll më i plotë të territorit dhe rritet efikasiteti në luftën kundër krimit. Por që të funksionojë si një strukturë e tillë, duke konsideruar edhe vështirësinë në punë, apo shërbimet jashtë orarit dhe natyrën e veçantë të punës, fillimisht efektivët e këtij ekipi duhet të marrin emërimin. Të gjithë janë të komanduar në këtë njësi dhe paguhen si inspektorë të komisariateve, nga ku janë transferuar prej shkurtit të vitit të kaluar, duke mos përfituar asnjë shtesë mbi pagën, që është 10 mijë lekë të rinj.
SHKELJET
Në udhëzimin që shpjegon funksionimin e njësisë “Shigjeta” përcaktohet se efektivët do të jenë në varësi të Njësisë së Posaçme “Shqiponja” dhe efektivët do të kenë të njëjtat përfitime si kjo strukturë. Por ndryshe nga “Shqiponjat” që paguhen me një shtesë mbi pagën për natyrë të veçantë pune, inspektorët që janë pjesë e grupit të motoristëve marrin vetëm pagën për gradë dhe asgjë tjetër. Deri në momentin kur të marrin emërimin, që shtyhen për më datë 1 të çdo muaji dhe ende nuk po formalizohet, të gjithë policët janë të komanduar dhe ende nuk dinë se çfarë do të bëhet me pozicionin e tyre të punës.
Në udhëzim është përcaktuar që kjo njësi do të funksionojë me 3 turne 6-orarëshe, për shkak të vështirësisë dhe lodhjes në drejtim të motorëve. Megjithatë, turnet janë 8-orarëshe, ndryshe nga si përcaktohet në udhëzim. Nga ana tjetër, udhë- zimi përjashton shërbimin në periudhën kohore nga ora 00:00 deri në orën 06:00, për shkak të vështirësisë së lëvizjeve me motor gjatë natës, megjithatë edhe kjo pikë nuk është respektuar.  Panorama

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY