Manjani: Politika e konfliktit del mbi ligjin, por ligjërisht s’ka zgjedhje më...

Manjani: Politika e konfliktit del mbi ligjin, por ligjërisht s’ka zgjedhje më 18 qershor

44
0
Shares

Ish-Ministri, Ylli Manjani, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth zgjedhjeve parlamentare.
Referuar kërkesës së PS – LSI ndaj KQZ për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve, Manjani shkruan në Twitter se politika e konfliktit ia arriti të dalë mbi ligjin.
“Tashmë zgjedhjet nuk drejtohen nga ligji, as Kushtetuta! Politika e konfliktit ja arriti të dalë mbi ligjin! Ligjërisht s’ka zgjedhje me 18!”, deklaron Manjani.
Për shkak të situatës politike dhe ngërçit mes partive, ku opozita prej më shumë se 2 muajsh ka bojkotuar Kuvendin dhe është në protestë, duket se të gjitha afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor do të shkelen, duke treguar edhe njëherë një shkallë të lartë papërgjegjshmërie në respektimin e disa ligjeve si ky kod i cili është miratuar me jo më pak se 84 vota në Parlament.
Pas tejkalimit të 10 prillit si data limit kur partitë mund të regjistroheshin për zgjedhje, tashmë digjet dhe 19 prilli si data e regjistrimit të koalicioneve.
Mes aktorëve politikë po diskutohet data 2 maj si afati përfundimtar, kur nuk mund të tolerohet më shkelje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY