Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e ditës së sotme projektvendimin “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private”.
KQZ vendosi ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias, me përbërjen e:
-Muhamed Veliu
-Basir Çollaku
-Maklen Misha
-Flogert Muça
-Qamil Xhani
-Rexhep Polisi
-Artan Cena
Po kështu KQZ miratoi edhe projektvendimin “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 42, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 7 maj 2017”.
KQZ vendosi caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të KZAZ-së nr. 42, në palestrën e Shkollës 9-vjeçare, “Tre Dëshmorët”, Kavajë.
Në mbledhjen e sotme u miratuan edhe Manuali dhe Fletorja e punës së Komisionit të Qendrës së Votimit për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017 dhe për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Kavajë të datës 7 maj 2017.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/