Shpërthimi i një bombule gazi në një banesë të katit të 5–të në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, ka shkaktuar asfiksimin e një të moshuare, e cila ndodhej e vetme në banesë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurrës, ku sipas Policisë, e moshuara e cila ndodhej e vetme në banesë ka ndezur gazin e sobës për të gatuar, por si pasojë e rrjedhjes së gazit bombula ka shpërthyer duke shkaktuar një zhurmë të fortë.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar mjeti i zjarrëfikëses, Policia si edhe ambulanca kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të së moshuarës si edhe transportimin e saj në spital.
Zjarrëfikësja ka lokalizuar në kohë flakët, të cilat kanë përfshirë vetëm kuzhinën e banesës. Si pasojë janë djegur orenditë më së shumti në kuzhinë. Policia ka nisur hetimet ku paraprakisht mësohet se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e bombulës së gazit.
Mjekët pohojnë se e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ku si pasojë e shpërthimit të bombulës ajo është tronditur, ndërsa ka pësuar edhe afiksim nga rrjedha e gazit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/