Asnjë kandidat për President, dështon gara në raundin e parë

Asnjë kandidat për President, dështon gara në raundin e parë

80
0
Shares

Parlamenti deshtoi te kishte nje emer per President sot pasdite duke deshtuar ne raundin e pare qe u mblodh fill pasi Komisioni i Ligjeve konstatoi se nuk ka asnjë kandidat për President.

“Deri në këtë moment nuk kemi asnjë kandidaturë të paraqitur, raundi i dytë duhet të zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga dita e sotme. Kushtetuta përcakton që çdo kandidat duhet të mbështetet nga të pakten 20 deputetë. Kandidati për president duhet të plotësojë formularët e dekriminalizimit, të plotësojë formularët e pastërtisë së figurës”. Tha deputetja Vasilika Hysi që po drejton komisionin e Ligjeve në mungesë të kryetarit Xhafaj që u bë ministër dhe Bylykbashkit që është pjesë e opozitës që ka bojkotuar Parlamentin.

Raundi ne Parlament u krye shume shpejt dhe ne salle ishin edhe Kryeministri Rama e kreu I Kuvendit Meta.

Megjithatë sipas Kushtetutës edhe në rastet kur nuk paraqitet asnjë kandidat raundi quhet i kryer. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY