VIDEO/ Laboratori i drogës në Shkozë, lirohen 9 të arrestuar, në burg...

VIDEO/ Laboratori i drogës në Shkozë, lirohen 9 të arrestuar, në burg vetëm shoferi autoambulancës

96
0
Shares

IframeGjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorisë liroi nga burgu 9 nga 10 të arrestuarit e dyshuar për përfshirjen në kultivimin e lëndëve narkotike brenda tunelit të ish-Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë.
Gjyqtari Artan Lazaj, vendosi të mbajë në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” vetëm për të 59-vjeçarin Gerald Bilimani, i dyshuari i vetëm për laboratorin e kultivimit të hashashit në Shkozë. Në vendimin e arrestit, thuhet se Bilimani është personi që ka marrë me qira ambientet e tunelit në ish-Uzinën e Traktorëve ku u gjetën pajisje për kultivimin e hashashit në ambientet të mbyllura.
59-vjeçari nuk ka treguar për aktivitetin e tij të paligjshëm, që për prokurorinë, së bashku me punëtorë të tjerë të cilët i paguante me shuma të ndryshme, ai kultivonte prej vitesh hashash. Prokuroria dyshon se transportin e hashashit nga tuneli drejt ambienteve të tjera, Bilimani e kryente me ambulancën e spitalit ku ishte punësuar si shofer. Burimet thonë se hetuesit po punojnë për të identifikuar bashkëpunëtorët e Gerald Bilimanit në kultivimin e hashashit brenda tunelit në Shkozë.
Ndërkohë me kërkesë të prokurorisë, gjykata i caktoi masë e sigurisë “arrest shtëpie” dy rojeve të shoqërisë private Arjan Kara dhe Ramazan Losha, të cilët ishin punësuar për ruajtjen e ambienteve të dy tuneleve që ndodheshin në atë zonë.
Nga ana tjetër me kërkesë të prokurorisë, gjykata urdhëroi lirimin nga qelia të 7 të dyshuarve të tjerë, të cilëve ju caktua masa e sigurisë ”detyrim për paraqitjeje”. Sipas prokurorisë, nuk është gjetur asnjë provë që 7 të dyshuarit e liruar, kanë lidhje me aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të hashashit. Për hetuesit, pronari i tunelit Hazmi Parllaku prej tre vitesh e kishte dhënë me qira ambientet brenda tunelit dhe nuk kishte dijeni për aktivitetin e paligjshëm që kryhej.
Edhe i dyshuari Gjergj Duro dhe i biri i tij Kristi Duro u liruan pasi nuk kishin lidhje me tunelin ku ishte ngritur laboratori i drogës. Nga gjykata u lirua edhe faturisti i OSHEE-së Robert Minoni me arsyetimin se nuk kishte dijeni për ngritjen e aktivitetit të tillë, pasi vetë ai lexonte vetëm për energjinë e konsumuar. Edhe personat e tjerë që u liruan, sipas akuzës, nuk kanë lidhje me laboratorin e drogës, duke shfryrë kështu operacionin e policisë për zbulimin e laboratorit dhe arrestimin e 10 personave, ku 9 prej tyre lanë qelit e paraburgimit. Në tunel, thonë burimet, u gjetën disa pajisje që kultivonin lëndë narkotike, 46 kg hashash, 1375 kubikë me kanabis sativa dhe 205 rrënjë hashashi. ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY