Sekuestrimi i pasurisë, flet Alfred Peza: Ja pse po hetohem

Sekuestrimi i pasurisë, flet Alfred Peza: Ja pse po hetohem

83
0
Shares

Pas vendimit të Prokurorisë për të sekuestruar pasurinë e bashkëshortes së deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, ky i fundit tha për gazetarët se po hetohet si gazetar dhe jo si politikan.
Deputeti socialist bëri me dije se gjatë kohës që ka ushtruar profesionin e politikanit, përveç rrogës së tij, nuk ka pasur shtim të pasurisë.
“Tashmë edhe nga organi i Prokurorisë është vërtetuar katërçipërisht se ka 0 shtim të pasurisë time përveç rrogës së deputetit. Kjo duhet kuptuar mirë se  kemi të bëjmë me një fakt . Unë po hetohem si gazetar dhe jo si deputet. Prokuroria nuk ka asnjë problem me deputetin Alfred Peza. Por po heton se si e ka vënë pasurinë një gazetar në Republikën e Shqipërisë. Kjo është e paprecedentë. Këto mund të ishin hetuar fare mirë në dhjetorin e 2012-s”, u shpreh Peza.
Peza tha se ai nuk ka fituar asnjë lekë nga fondet publike dhe ‘ndaj asnjë aludim korruptiv nuk mund të qëndrojë mbi paratë e mbledhura në vite nga puna ime si gazetar që janë kanalizuar në banka nga unë dhe bashkëshortja ime’.
“Sjellja do të jetë gjithmonë institucionale dhe ligjore nga ana ime. I vetmi aktivitet që kam zhvilluar është gazetaria. Unë jam i hapur për çdo lloj hetimi. Detyra ime si qytetar të jap shpjegime për tatim-taksa nuk mund të rri pa komentuar se Alfred Peza është personi i parë i hetuar nëse i ka paguar ose jo taksat kur ishte gazetar.
Referuar akuzës konfirmoj se Prokuroria nuk ka paraqitur asnjë provë për pretendimet e saj. Nuk ka treguar se cila është vepra penale nuk ka treguar se për cilën pasuri nuk kam paguar taksa dhe nuk ka treguar veprimet sipas të cilave unë kam refuzuar deklarimet e të ardhura”, theksoi deputeti socialist.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY