LSI qorton deklaratat e njëanshme të ndërkombëtarëve

LSI qorton deklaratat e njëanshme të ndërkombëtarëve

54
0
Shares

LSI ka qenë kritik për deklaratën e djeshme të ministrit të jashtëm gjerman pavarësisht se nuk ka thënë gjë me emër. Nënkryetari i kësaj partie Luan Rama ishte qortues ndaj atyre ndërkombëtarëve që janë të njëanshme me deklaratat e tyre në lidhje me krizën në Shqipëri.

“Qëndrimet e ndërkombëtareve janë të dobishme për aq sa janë të balancuara dhe jo të njëanshme. Cdo anim vetëm prish punë dhe nuk i shërben zgjidhjes së krizës. Duhet të shmangemi marrëzisë politike. Ka ardhur koha e përgjegjësisë politike dhe arsyetimit në bazë të interesave të vendit dhe qytetarëve shqiptarë”, tha Rama duke komentuar krizën në Shqipëri.

Ministri i jashtëm gjerman ishte shumë i rreptë me qëndrimin e opozitës gjatë vizitës së djeshme në Tiranë. Ai iu drejtua vetëm asaj ndërkohë ë nuk përmendi disa probleme që lidhen me bojkotin e Parlamentit nga PD sic janë trafiku i drogës dhe moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit.

Në vijim Luan Rama tha se LSI nuk ka marrë vendim për koalicionin dhe se nuk ka ende një emër për President.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY