Aldo Bumçi: Ministri gjerman nuk përmendi drogën, a ishte i informuar për...

Aldo Bumçi: Ministri gjerman nuk përmendi drogën, a ishte i informuar për Shqipërinë

63
0
Shares

Deputet i PD Aldo Bumçi e ka cilësuar të painformuar ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, në komentet që ai bëri për situatën politike në Shqipëri gjatë vizitës në Tiranë.

Bumçi: Unë mund të them që ministri gjerman ishte i painformuar. Kjo mund të vijë nga fakti që ka pak javë që është në detyrë, pas lënies së detyrës nga ish-ministri i Jashtëm që u zgjodh president dhe ngarkesës së madhe që ka arena ndërkombëtare. Gjermania mban një peshë të madhe në ketë skenë ndërkombëtare, marredhënia me Rusinë, Lindja e Mesme, kriza në Europë. Kështu mund të shpjegoj mungesat. Shkëlqente në deklaratën e ministrit të jashtëm gjerman, mungesa e përmendjes së drogës psh, e dekriminalizimit.

Gazetarja: Eshte pak naive te thuash që një ministër që ka programuar një vizitë në një vend të vijë i painformuar dhe kur vjen pikërisht në kulmin e një krize politike?

Aldo Bumci: Unë nuk gjej shpjegim tjetër që mund të jap. Pra kur ke marrë detyrën në këtë post kaq të rëndësishëm në një kohë me kriza, çfarë ndodh në Shqipëri mund të duket si sherri që bëhet në një fshat pas malit. E parëndësishme, duket si një kokëçarje kur ke kriza të mëdhaja si Lindja e Mesme, Rusia, Koreja etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY