Një person u prangos në mënyrë të dhunshme pa ndonjë shkak në sy të gruas në Elbasan duke ngjallur irritimin e qytetarëve.
Ai ishte lëvizur teksa ishte duke lëvizur me biçiklete kur një polic i Krimeve të Rënda doli nga makina e tij dhe filloi ta qëllonte.
Ngjarja ndodhi tek ura e Zaranikës, në afërsi të doganës në qytetin e Elbasanit. Personi që ka parë gjithçka bën me dije se burri me bluzë të bardhë që po i vë prangat hallexhiut të pambrojtur, është polic i krimeve të rënda dhe jashtë orarit të punës, shkruan JOQ.
E quajnë Ajet. Mbiemrin nuk ia di. Ai është i krimeve të rënda e nuk ka lidhje fare me atë person, por ia bëri vetëm se i zuri rrugën me biçikletë. Edhe pse ai kishte me vete gruan dhe kalamajtë, polic Ajeti e quajti edhe me grusht, por nuk e filmova dot”, – thotë qytetari.
Edhe sikur personi të cilit po i vihen prangat të jetë me të vërtetë në faj, a ka të drejtë një punonjës policie ta ndalë në këtë mënyrë? Teksa ecën me familjen e tij në makinë, të zbresë, ta dhunojë e më pas t’i vendosë prangat? Kush është krimineli i vërtetë në këtë rast?, shkruan JOQ.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/