Policia e Tiranës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.B 27 vjeç, banues në Tiranë
Arrestimi i këtij shtetasi u bë në Rrugën “3 Dëshmorët”, në Yzberisht.Gjatë një kontrolli të ushtruar në një sallë lojrash në administrim të tij, u konstatua aktivitet i palejuar i llotarive, duke përdorur një çertifikatë të falsifikuar regjistrimi në emër të një shoqërie kazinoje.
Në cilësinë e provës materiale u gjetën e sekuestruan:
12 aparate elektronike të lojrave të fatit.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Organizimi i llotarive të palejuara” si dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/