FOTO/ Vlorë, Policia “peshkon” 368 kg drogë te “Shën Jani”

FOTO/ Vlorë, Policia “peshkon” 368 kg drogë te “Shën Jani”

70
0
Shares

Një sasi e madhe droge që ishte bërë gati për tu trafikuar drejt Italisë, është kapur sërish sot në Vlorë. Burime nga Policia Vendore, bënë të ditur se aksioni është bërë gjatë pasdites së sotme, ndërsa në Gjirin e Karaburunit janë sekuestruar 368 kilogramë kanabis.
Në bazë të një informacioni paraprak të marrë, se në Gjirin e Karaburunit dyshohet se ndodheshin disa pako me lëndë narkotike, menjëherë u organizua puna dhe pas verifikimit të informacionit, shërbimet konstatuan 2 pako me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa në bregdetit e zonës së quajtur “Shën Jani”.
Në bashkëpunim me Delta Force dhe Guardia di Finanza filloi krehja e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme ku brenda përmbanin lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.
Në total, ishin 24 pako me peshë prej 368 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga Policia e Vlorës.
Vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.
vlore, droge1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY