Dëshmia e gruas për magazinën e drogës në Përmet, fundos të arrestuarit

Dëshmia e gruas për magazinën e drogës në Përmet, fundos të arrestuarit

59
0
Shares

Transferohet te Krimet e Rënda dosja penale për depon me 11 tonë kanabis që u gjet në fshatin Pagri të Përmetit.
Në materialet e ardhura nga Policia e Përmetit, grupi i hetimit konfirmon se ndodhet edhe dëshmia e gruas së Eqerem Aliut.
Kjo e fundit ka dhënë dëshmi për grupin e hetimit të Policisë, duke pranuar faktin se Rustem Muçelli, Ismail Saliu dhe Eqerem Aliu e kanë përdorur si depo e magazinë ambientin në të cilin është gjetur lënda narkotike javën e kaluar.
Gruaja ka pranuar faktin që këta dy shtetas kanë pasur dijeni në lidhje me aktivitetin e zhvilluar aty. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se, pas referimit të dëshmisë së kësaj gruaje nga Policia e Shtetit, do të merret në pyetje më gjerësisht kjo dëshmitare.
 “Këtë fakt e pranon dhe vetë bashkëshortja e Eqerem Aliut, duke pohuar se është e vërtetë që ajo e ka përdorur bashkë me dy bashkëfshatarë të tjerë depon, por që nga muaji janar 2017, në të ajo ka parë shumë persona të panjohur që punonin në brendësi dhe kashtën e gjithçka tjetër e nxirrnin deri te dera”, theksohet në dëshminë e gruas të dhënë për grupin e hetimit.
Në lidhje me lëndën narkotike të gjetur në depot e ish-rezervave të shtetit, në fshatin Pagri të Përmetit, deri tani janë arrestuar shtetasit Rustem Muçelli, 51 vjeç, Eqerem Aliu, 60 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim Ismail Saliu, 61 vjeç, të gjithë banues në fshatin Pagri, Përmet.Në vijim të veprimeve hetimore është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri, shtetasit Koço Zaimaj, 58 vjeç. Policia ka thënë se ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas është me detyrë kryetar i fshatit Pagri dhe nuk ka kryer detyrat funksionale në lidhje me ngjarjen e mësipërme, duke mos e raportuar atë. Hetuesit kanë thënë se referuar dëshmive të banorëve, Policia nuk është dukur asnjëherë në atë zonë për kryerjen e kontrolleve.
Nga ana tjetër, Prokuroria bën me dije se nga të gjitha materialet që ndodhen në dosje, nuk rezulton që në tunelet ku u gjet droga të jetë kryer verifikim apo kontroll një muaj më parë gjatë aksionit të zhvilluar në të gjithë vendin nga forcat e Policisë së Shtetit. “Deri tani nuk ka asnjë dokument, procesverbal apo raport kontrolli të mbajtur gjatë verifikimit të kryer nga Policia në tunelet e fshatit Pagri në Përmet”, kanë pohuar burimet e grupit të hetimit. Mësohet se verifikimet po vazhdojnë me qëllim identifikimin e përpunuesve, magazinuesve dhe ambalazhuesve të lëndës narkotike.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY