Bllofi i Ramës, argumenton se si të pasurit paguajnë më pak energji...

Bllofi i Ramës, argumenton se si të pasurit paguajnë më pak energji se të varfrit pas heqjes së fashës

75
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në një polemikë me kreun e opozitës në lidhje me çmimin e energjisë ka postuar sot një tabelë të pagesave të Bashës për energjinë në vitin 2015 dhe në vitin 2016. Sipas tabelës Basha paguan më pak tani me heqjen e fashos se sa ka pasë paguar më herët kur kishte fasho.

Rama ka argumentuar pikërisht atë për të ciline akuzon opozita, se ka rritur çmimin e energjisë për të varfrit duke hequr fashën dhe e ka ulur atë për të pasurit. Lulzim Basha nuk i përket shtresave në nevojë në Shqipëri. Ai ka të ardhura mbi nivelin mesatar të një familjeje në Tiranë dhe nuk është e drejtë që ai të përfitojë nga ndryshimi i çmimit të energjisë ndërsa mijëra njerëz në nevojë të mos përfitojnë.

Tabela e shpenzimeve të Bashës sipas OSSHE:

tabela e energjise s ebashes

Postimi i Ramës:

OH Ç’GËNJESHTAR!

Lulëzim, ti përsërit papushim se kjo qeveri e ka shtrenjtuar energjinë për të gjithë dhe u qan hallin të varfërve që i’u hoq fasha deri në 300kë!

Atëherë mësoje të lutem se heqja e fashës nxorri në dritë abuzimet e tmerrshme të kohës së qeverisë tënde, kur shumë njerëz me vila e me biznese fshiheshin pas fashës si të varfër. Ndërkohë sot kjo qeveri u paguan familjeve të varfra çdo muaj diferencën e rritur nga heqja e fashës. Pra për xhepin e familjeve të varfëra pagesa e energjisë mbetet ajo që ishte
😀

Ndërkohë le ta mësojnë të gjithë se sa paguan ti vetë sot për energjinë krahasimisht me dje, falë investigimit të bërë nga media që tregon këmbët e shkurtra të gënjeshtrave të tua të gjata
😂

Nga çadra ku prej dy muajsh është ngujuar me një grusht njerëzish, Basha sot ka akuzuar qeverinë se ka rritur çmimin e energjisë elektrike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY