Basha: Ja deri ku lëshojmë ne negociata me qeverine

Basha: Ja deri ku lëshojmë ne negociata me qeverine

65
0
Shares

Ndërsa është një javë vendimtare për negociatat dhe fatin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, kreu i opozitës Lulzim Basha ka theksuar edhe njëherë kufijtë në të cilin mund të lëvizin negociata me qeverinë duke mbajtur si kufirin e tolerancës maksimale qeverinë teknike dhe zgjedhjet e lira.

Me një ton plot vendosmëri Basha tha se Kryeministri duhet të fute në zgjedhje pa paratë e drogës dhe krimin që e mbështet. Për këtë duhet të largohet nga kreu i qeverisë. “Do ketë vetëm republikë të re të qytetarëve shqiptarë dhe për këtë duhet doemos të garantojmë zgjedhje duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme. Në këto zgjedhje do të shkohet vetëm pasi të cmontohet pushteti kriminal aktual. Reformë zgjedhore duke përfshirë votim dhe numërim elektronik. Dikush po thotë se është negociatë, cafrë do të lëshosh. Këto nuk janë kushtet e mia, janë kushtet e popullit. Nuk lëshoj asgjë, vetëm qeveri teknike që lufton drogën dhe krijon kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme:, tha Basha.

Në vijim ai tha se rishpërndarja e parave të shqiptarëve do të sjellë pensione të mëdha, ndihmë ekonomike më të madhe dhe punësim masiv.

“Cadra është pjesë e një lëvizje gjigante të të gjithë Shqipërisë. Nuk kemi prishur një lule. Vëri gishtin kokës kur shpotit opozitën dhe na humb durimi dhe nuk arrij ti bind që të mos këpusin ndonjë lule. Do ti japim fund komplotit politik dhe ekonomik kundër shqiptarëve. Paratë do tu kthehen shqiptarëve në republikane re. Nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë të vjetra dhe ndihmë ekonomike sa për mëshirë. Do të ketë rishpërndarje të parave të taksave të shqiptarëve tek qytetarët shqiptarë me investime, subvencione në bujqësi, nuk do të ketë studentë që nuk kryejnë studime për mungesë parash. Ata do të paguhen për një vit stazh. Paratë e vjedhura në republikane re do tu kthehen qytetarëve shqiptarë në republikane re. Por më parë duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do ti bëjmë me cdo kusht, tha Basha

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY