Basha: Deri në fund betejë për qeveri teknike

Basha: Deri në fund betejë për qeveri teknike

61
0
Shares

Pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, kreu i PD Basha theksoi para gazetarëve se opozita nuk heq dorë nga kërkesa e saj për qeveri teknike.
“Vendet që kanë ndihmuar Shqipërinë në këto 27 vite përfitojnë nga njohja totale e problemeve siç janë tonelatat e drogës. Nuk mund të ketë injorim. Në të njëjtën kohë për të shkatërruar opozitën është përpjekje për të shkatërruar demokracinë. Ndaj e vetmja rrugë mbetet një qeveri teknike me mandat politik për të luftuar drogën”, tha Basha.
Basha tha se “PD dhe opozita mbeten të hapura për dialog, por dialog të mirëfilltë jo monologje shterpë që rëndojnë krizën ku ndodhet vendi dhe kanë impakt të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve shqiptarë. Realiteti nuk mund të injorohet dhe as fshihet pas propagandës së Edi Ramës që i shërben falangave të krimit, mbushjes së Shqipërisë me drogë, kapjes së zgjedhjeve që të ruajnë pushtetin që kanë”.
Kreu i PD-së theksoi se “e jemi të vendosur t’i shkojmë kësaj beteje deri në fund, në emër të interesave të shqiptarëve të majtë e të djathtë”.
Ai tha se i ka treguar diplomatit gjerman situatën në vend, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkeljen e marrëveshjes për Vettingun, miratimin e 6 ligjeve pa opozitën etj.
“I kam shpjeguar për rrenat e Edi Ramës në raport me Vettingun. Rama shkeli marrëveshjen. 6 ligjet janë pa miratimin e opozitës, sepse opozita është përjashtuar nga Edi Rama për të kapur drejtësinë. Sot pata rastin që gënjeshtrat e Ramës t’i çmontoj me fakte”, tha Basha.
Takimi me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë ka zgjatur rreth 1 orë dhe sipas Bashës kjo për shkak se i ka shpjeguar me fakte dhe argumente të pakundërshtueshme situatën në vend duke çmontuar gënjeshtrat e kryeministrit.
“Ora është 16 e 27 që do të thotë se takimi im me ministrin ka zgjatur goxha. Sepse i paraqita faktet dhe argumentet e pakundërshtueshme që çmontojnë gënjeshtrat e Ramës dhe rrenën për reformën në drejtësi. E kam bërë këtë në mënyrën më evropiane të mundshme. Nuk komentoj deklaratën e tij, siç nuk kam ndërmend të pararend qëndrimin e tij pas takimit”, deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY