Kaos dhe panic në Nju Jork. Një tren udhëtarësh me 1.200 pasagjerë në bord ka mbetur i bllokuar poshtë lumit Hjudson, mes Nju Xhersit dhe Stacionit Pen, në Manhatan për tre orë .
Arsyeja e bllokimit të trenit ka qenë ndërprerja e energjisë elektrike.
Vec kësaj disa të shtëna me armë e kanë shtuar akoma më shumë panikun te udhëtarët..
Lajmi u përhap pasi agjentët e sigurisë të stacionit ndërhynë për të neutralizuar një person të pajisur me një pistoletë elektrike.
Por, nga frika e një atentati, turma u frikësua dhe u vu në lëvizje. Për pasojë 16 persona u shtypën dhe mbetën të plagosur rëndë.
Stacioni Pen mbeti për një kohë të gjatë i boshatisur, vetëm me çantat dhe valixhet e udhëtarëve, ndërkohë që edhe disa dyqane aty pranë mbyllën dyert.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/