Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burgim një shtetas i cili u shpall fajtor për dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij, por që nga ana tjetër rezulton që gëzon respekt në komunitetin ku banon.
Madje, këtë respekt e ka konfirmuar edhe vetë bashkëshortja e tij, e cila ka denoncuar për dhunë. Kjo është historia e Petrit Llukajt, i denoncuar për dhunë ndaj bashkëshortes. Madje, përveç dhunës, ai i ka mohuar të shoqes edhe identitetin e saj.
“Situata është e rëndë. Unë nuk kam as kartë identiteti, nuk më lejon të mbaj as telefon, gjithashtu nuk më lejon as të punoj. Për këtë shkak, i jam drejtuar organeve kompetente, që ai të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë dhunë që ushtron ndaj meje”, ka thënë gruaja.
Por, pavarësisht këtyre pohimeve, në fund të gjykimit ka qenë vetë bashkëshortja, e cila, nëpërmjet një akti noterial, i bënte me dije gjykatës se i kishte normalizuar marrëdhëniet me të shoqin. Madje, në gjykatë është paraqitur edhe një karakteristikë e lëshuar nga njësia administrative nr. 1, sipas të cilës, Petriti është një person që gëzon respekt në komunitet.
Por, me gjithë këto shkresa që synonin të lehtësonin pozitën penale të të pandehurit, gjykata në fund ka vendosur ta dënojë Petrit Llukajn me 6 muaj burgim. Mbetet për tu parë se sa do t’i shërbejë ky dënim të pandehurit me karakteristika kaq të ndryshme në familje dhe në lagje. TCH
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/