Pas zbulimit të zbulimit të një laboratori i cili shërbente për kultivimin e lëndëve narkotike, në zonën e Shkozës në vendin e quajtur “Tunelet e Ish Uzinës së Autotraktorëve”, ku në flagrancë u arrestuan 5 persona, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në D.V.P.Tiranë në vijim të veprimeve proceduriale kanë arrestuar edhe 5 persona të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe konkretisht:
-Shefki Mehidri, 58 vjeç banues në Tiranë
-Ibrahim Qosja, 63 vjeç banues në Tiranë
-Ramzan Losha, 58 vjeç banues në Tiranë, me detyrë roje private të shoqerisë SHPSF ‘’ Oktapus ‘’
-Arjan Kadareja, 58 vjeç, banues në Tiranë me detyrë roje private të shoqërisë SHPSF ‘’ Oktapus ‘’
-Ilir Suli, 46 vjeç, me detyrë, faturist ujesjellës kanalizimeve, banues në Tiranë.
Në kuadër të këtij operacioni policor janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale provat e mëposhtme :
• 46.45 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa e paketuar në qese plastike
• 1375 kubikë me lëndë narkotike të dyshuar e llojit cannabis sativa.
• 205 rrenjë bimë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa (kërcëj).
• 78 llamba fosforeshnte të cilat shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
• 7 celularë të markave të ndryshme.
• Pajisje të ndryshme që shërbenin për funksionimin e këtij laboratori (pompë uji, depozitë uji pajsje eletrike, pleh kimik etj) .
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikve”, ‘’Kultivim të lëndëve narkotike‘’, “Vjedhje e energjisë eletrike ose impulseve eletronike”, ‘’Shpërdorim detyre” dhe “Moskallzim krimi të kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283 e 25 dhe 284 e 25 , 137, 248 dhe 300 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/