SHËNIM/Takimi Rama-Meta, mazhoranca e ndarë në qëndrimet për krizën

SHËNIM/Takimi Rama-Meta, mazhoranca e ndarë në qëndrimet për krizën

63
0
Shares

Dialogu brenda mazhorancës u mbyll pa asgjë të re. Ilir Meta tha se është biseduar për 3 cështje dhe secila prej tyre kishte përgjigje të cilat i dinë edhe qytetarët më pak të angazhuar me lajmet për krizën politike. Qartësisht përfundimet e takimit bëjnë fjalë për një mungesë akordi mes Ramës dhe Metës si për mënyrën e zgjidhjes së krizës ashtu edhe për vijimin reformave në drejtësi apo më gjerë që lidhen me integrimin vendit.

Qasja e Metës për një qeveri të majtë pa Ramën kryeministër është hedhur poshtë, është rrëzuar dhe është hedhur tutje. Ky ishte i vetmi moment që mund të afronte palët tek një zgjidhje politike të pranueshme në terrenin politik shqiptar.

Në akord me atë që nuk arriti takimi ishte edhe kreu i opozitës Lulzim Basha që deklaroi fill më pas se takimi i mazhorancës nuk përafrohet aspak me qëndrimin e opozitës. Basha ishte i qartë se Rama dhe Meta nuk janë dakord për shumë gjëra. Është normale që koalicioni të gjejë harmoninë brenda vetes dhe më pas t’i drejtohet opozitës. Ose të paktën opozita të ketë një përgjigje për qëndrimin e harmonizuar të mazhorancës.

Se ka shumë dyshime sikur Meta lëshon dhe tërheq litarin në favor të opozitës. Kështu mendon edhe Rama. Nuk besohet se opozita ia ka kërkuar këtë nder. Nëse ajo cfarë kërkon opozita përputhet me interesat e LSI, kjo e fundit nuk ka pse mos ti përdor. Politikë është. Dhe politikë që zhvillohet ende në republikën e vjetër ku gjithfarë llogarish etike dhe joetike mund të funksionojnë. Sot nga takimi mësohet se brenda mazhorancës ka ndarje të mëdha.

Mazhoranca ka lënë jashtë një karrem. Presidenti nuk do të zgjidhet në dy raundet e para. Ndoshta nuk zgjidhet deri tek raundi i fundit ku sipas Metës mund të arrihet një konsensus për emrin edhe me opozitën. Në fakt Rama pret që emri i Presidentit të këmbehet me hyrjen e opozitës në zgjedhje. Ose të paktën për demagogji mund ta lerë edhe në dorën e opozitës emrin e Presidentit por me kushtin e zgjedhjeve. Ndërsa miratimi i reformës në drejtësi mund të kryhet fill pas zgjedhjeve me parlamentin e ri.

Opozita ka konfirmuar qëndrimin e saj që lidhet vetëm zgjedhjet e drejta dhe të lira. Pra sërish qeveria dhe opozita janë në shina paralele, dhe larg kryqëzimit.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY