Këto dy vajza në Bllok, ja si ta vjedhin celularin

Këto dy vajza në Bllok, ja si ta vjedhin celularin

90
0
Shares

Një vjedhje e turpshme e bërë nga disa vajza të reja në moshë është denoncuar në portalin JOQ.al. Personi që ka dërguar pamjet filmike bën me dije se bashkë me një kushëririn e tij kanë qenë në një prej lokaleve të njohura në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dhe nga pakujdesia, kur janë larguar, kanë harruar celularin në karrige.

Celulari nuk është ngacmuar nga kamarieria, e cila ka pastruar tavolinën dhe me sa duket nuk e ka vënë fare re sendin me vlerë, por është përlarë me lezet nga disa vajza të reja, të cilat janë ulur në tavolinën ngjitur me atë ku më herët kishte qenë djali dhe kushëriri i tij.

Pasi u çuam, u kthyem pas 5 minutash dhe nuk e gjetëm celularin aty. I kërkuam videon menaxherit, na e dhanë dhe pamë që ishin këto të dyja që e kanë marrë. Kam një mesazh për të gjithë:

“Ruhuni nga këto femra bundra, sepse ashtu siç na vodhën ne telefonin, që me sa duket dhe nga video nuk e kishin për herë të parë, nesër mund t’jua vjedhin ju. Ishte një Samsung Galaxy S5. Mesazhi im për atë fundërrinë është t’u bëfshin ilaçe”, – thotë djali me shpresën se dikush do të reagojë dhe do të mund ta ketë sërish në duart e tij celularin.

Siç mund ta shikoni edhe në video, vajzat pasi shikojnë celularin vetëm në karrike, vendosin sipër tij një prej veshjeve të tyre dhe pa vonuar shumë, me pak nervozitet, i marrin me lezet të dyja e largohen sa hap e mbyll sytë. Nëse dikush i njeh, t’i lajmërojë që u doli nami për një celular!ë prej veshjeve të tyre dhe pa vonuar shumë, me pak nervozitet, i marrin me lezet të dyja e largohen sa hap e mbyll sytë. Nëse dikush i njeh, t’i lajmërojë që u doli nami për një celular!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY