ARTAN FUGA/ Pashkë

ARTAN FUGA/ Pashkë

595
0
Shares

Unë nuk kam aq fuqi sa të jem në gjendje ta ndaj vetë nëse Jezusi ishte Perëndia, Biri i Perëndisë, apo Njeriu, apo të gjitha bashkë!

Ajo që unë di mirë, dhe e kam shkruar gjatë e gjerë te romani im MURGU, botimet Papirus, është se :

1. Predikimet e Tij janë baza e filozofisë dhe e shkencave moderne perëndimore.

2. Predikimet e Tij nuk mund të vijnë nga një mendje e vetmuar, apo e veçantë njerëzore!

3. Ligjësitë që Ai ka zbuluar nuk shpjegohen dot nga asnjë shkencë dhe mendje njerëzore. Ato janë ashtu sepse janë ashtu!

4. Njeriu nuk vetëpërmbahet dot vetëm nga arësyeja, ai ka nevojë ta ketë frikë përgjegjësinë që ka përpara Zotit.

5. Shqiptarët e sotëm po nuk kuptuan se duhet të respektojnë rregullat e shpirtit dhe jo të hidhen si të babëzitur pas çdo torte që u hidhet në bulevard që e shqyejmë si qentë, kurrë nuk do të bëjmë dot përpara!

6. Asnjë shkencë nuk ka qenë në gjendje të hedhi poshtë predikimet e Tij!

7. Shumë nga ato që i atribuohen Atij, sikur paska mbrojtur se Toka është qendra e universit, se ajo është e sheshtë, etj., në fakt nuk kanë pasur të bëjnë fare me të. Do rrinte Ai të merrej me këto vogëlsira!

8. Si me cdo ide të madhe, edhe me frymëzimet e Atij kanë spekulluar dhe i kanë banalizuar lloj lloj djajsh dhe profetësh të rremë, që në fakt kanë qenë kundër Tij!

Shiko se mos ngatërohet ndonjeri. Unë nuk jam besimtar as jobesimtar, thjesht kam disa bindje që më vijnë nga studimet e mia!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY