Ushtria amerikane ka hedhur bombën me të fuqishme jo bërthamore mbi objektivat e ISIS në Afganistan.
Bomba e llojit “GBU-43/B”, e mbiquajtur edhe si “nëna e të gjitha bombave” është hedhur rreth orës 19 të pasdites së të enjtes, ndërsa rrezja e prekur prej saj është prej 300 metrash.
Nga ky sulm raportohet mbetur të vrarë rreth 36 militantë, tha ministria e Mbrojtjes afgane, ndërsa nuk është prekur asnjë civil.
Kjo është edhe hera e parë që përdoret një bombë e tillë në një fushëbetejë, sipas zyrtarëve amerikanë.
Burime ushtarake thonë se në shënjestër të saj kanë qenë tunelet e ISIS-it dhe personeli në rajonin Achin të provincës Nangarhar. Aktualisht, ushtria po vlerëson dëmet e shkaktuara prej saj.
Presidenti Donald Trump e quajti atë “një tjetër punë të suksesshme”
Një armë e tillë është zhvilluar gjatë luftës së Irakut, por deri më tani nuk ishte përdorur kurrë në ndonjë fushëbetejë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/