Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj partie, ka dalë me një propozim “origjinal” për kryeministrin Edi Rama.
Përballë kërkesës së opozitës, për dorëheqjen e Edi Ramës, por edhe për një garanci më shumë për zgjedhje të lira e të ndershme, Luan Rama ka “propozuar” që Edi Rama “ta shkelë” statusin e PS-së, sepse nuk është ndonjë sakrilegj formimi i një qeverie tjetër.
“Opozita e ka maksimalizuar kërkesën e vet. Kjo është e drejta e saj. Ajo kërkon qeveri teknike, por në thelb kupton dhe artikulon një qeveri pa Edi Ramën. Pra, një qeveri tjetër e së majtës mund të ishte një zgjidhje kompromisi. Edi Rama mund ta “shkelë” statutin e PS-së që përcakton Kryeministër kryetarin, pikërisht në emër të Kushtetutës që kërkon qeveri të shumicës si shprehje të vullnetit të shumicës që pa LSI-në nuk do të ishte dot e tillë. Çfarë sakrilegji mund të jetë një qeveri tjetër e së njëjtës shumicë që të gjenerojë besim se zgjedhjet do të jenë më në fund realisht të ndershme, të drejta e të barabarta, përfundimisht të pakontestuara më në fund në Shqipërinë e vitit 2017, anëtare e NATO-s dhe aspirante për në BE”, u shpreh midis të tjerave Luan Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/