Llalla: Nga porti i Durrësit “eksportohet” vazhdimisht drogë

Llalla: Nga porti i Durrësit “eksportohet” vazhdimisht drogë

53
0
Shares

Situata e drogës në vend ka alarmuar Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla i cili ditën e sotme ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Durrësit.
Kryeprokurori shoqërohet në këtë takim nga kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Në takimin e mbajtur me dyer të mbyllura u fol për trafikun e lëndëve narkotike nga vendi ynë drejt Italisë.
Vetëm më ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias së Leçes goditën një bande kriminale që trafikonte drogë nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit.
“Kemi nisur verifikim për personat që lejojnë kanabisin të eksportohet drejt Italisë”, mësohet të ketë thënë Llalla.
Kryeprokurori ka akuzuar policinë kufitare si të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike nëpërmjet Portit të Durrësit.
“Po trafikohet drogë në mënyrë të vazhdueshme”, mësohet të ketë thënë Llalla.
“Prokuroria e Durrësit të intensifikojë hetimet në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike pasi tashmë jemi të qartë se porti i Durrësit është kthyer në vend nga i cili transportohet në mënyrë të vazhdueshme lëndë narkotike”, u shpreh Llalla në përfundim të takimit.
Në lidhje me akuzën e kreut të PD-së, Lulzim Basha për magazinën me 100 tone kanabis tha se po punohet për verifikimin e deklarate.
Pyetur për kërcënimin me jetë të kryedemokratit Basha, Llalla tha se po punohet nga strukturat përkatëse “por ne prokurori nuk ka mbërritur denoncim”.
Pak ditë më parë, në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias së Leçes, u zbulua një grup që trafikonin lëndë narkotike nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit.
Po ashtu takimi vjen edhe një ditë pas deklaratë së kreut të PD, Lulzim Basha se në Manzë ndodhet një magazinë me 100 ton kanabis.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY