Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka rënë dakord për ti dhënë 300 mijë paund një gruaje që e akuzoi për përdhunim, shkruan revista gjermane Der Spiegel.
Në dokumentet e siguruara nga gazeta thuhet se gruaja që ngriti akuzën ndaj futbollistit portugez ka rënë dakord për të heshtur në lidhje me incidentin e pretenduar.
Gruaja nga Amerika e ka akuzuar atë për një përdhunim të ndodhur më 13 qershor në një hotel luksoz në Las Vegas.
Në dokumentet Ronaldo është referuar si Zoti D, ndërsa viktima e supozuar për përdhunim si Zonja C.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/