Tre ditë pas ngjarjes së rëndë në Durrës flasin familjarët e Agim Arapit. Bashkëshortja e tij rrëfen se kush ishte shkaku i konfliktit. Ajo u shpreh se Jurgen Kurti ishte ai që e acaroi gjithë situatën.
“I kërkova Jurgenit qeranë e tubit të aspirimit, por ai u acarua. Më pas erdhi bashkë me vëllezërit Ekonomi në dyqan. Mbyllën qepenin dhe e masakruan Agimin. Gjithcka është e filmuar nga kamerat e sigurisë” – vijon ajo.
Djali i të ndjerit, Dervis Arapi tregon se ka parë tmerr me sy, pasi i ati ishte i shpërfytyruar dhe i masakruar barbarisht.
Me tej Vjollca Arapi i ka bërë dhe thirrje shtetit të dënojë Jurgenin, për të shmangur tragjedi të tjera, pasi ky ishte krimi i dytë i shkaktuar prej tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/