DEKLARATA/Xhafa nuk e gjen kanabisin edhe kur ia tregon Basha

DEKLARATA/Xhafa nuk e gjen kanabisin edhe kur ia tregon Basha

58
0
Shares

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj deklaroi sot pasdite se nuk ka rritur të gjejë sasinë e drogës për të cilën deklaroi dje të dhëna edhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

“Menjëherë me bërjen publike të deklaratave publike të z.Basha, i kam kërkuar Policisë së Shtetit, ndërmarrjen e veprimeve konkrete si dhe kryerjen e një operacioni të gjerë në terren në zonat e përmendura për depozitim të lëndës narkotike. Operacioni është zhvilluar gjatës gjithë natës dhe ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Nga rezultatet e deritanishme nuk konfirmohen deklarimet e z.Basha. Operacioni po vijon edhe në këto momente”, deklaron ministri i Brendshëm.

Në vijim ministri shton se përmes një shkrese zyrtare i ëhstë drejtuar edhe Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës duke kërkuar që organi i prokurorisë të fillojë kryesisht hetimin, si dhe të nis sa më shpejt verifikimin e fakteve të pretenduara.

Ndërkaq ministri Xhafaj thotë se nuk ka dijeni për këto magazina sic pretendohet nga kreu i opozitës. “Në deklarimet e tij z.Basha, pretendon edhe dijeninë time si Ministër i Brendshëm lidhur me ekzistencën e magazinave të lëndëve narkotike në këto zona dhe personat nga radhët e policisë që i mbrojnë ato. Unë distancohem prerë nga këto insinuata të rreme ndaj personit tim. Une kam marr përsipër të gjithë përgjegjësinë ligjore për të përmbushur detyrën sipas ligjit, duke shprehur gatishmërinë nëse është e nevojshme edhe për të dhënë deklarimet sipas ligjit procedural penal”, thotë mistri i Brendshëm.

Në vijim ai lë të kuptojë se Prokuroria duhet të hetojë edhe deklarimet e zotit Basha rreth kanabisit. “Prokuroria si organi përgjegjës për hetimin e veprave penale, të kryejë një hetim të shpejtë, i cili do të shërbej për të sqaruar të vërtetën rreth akuzave të bëra dhe njëherësh për të vlerësuar deklarimet e Kryetarit të opozitës z.Basha, nëse janë thjesht në kuadër të luftës e polemikës politike të mbështetur në shpifje të pabaza apo kanë karakter dhe elementë të krijimit të destabilitetit politik që përbën rrezik për sigurinë e vendit”, deklaron ministri.

Në fund ministri thotë se “Ministria e Punëve të Brendshme e ka bërë të qartë edhe me veprime konkrete intensifikimin e kontrolleve si dhe ndëshkimin më të ashpër në çdo rast kur konstatohet mosveprim apo mospërmbushje e detyrave funksionale nga punonjësit e Policisë së Shtetit”.

Në fakt edhe pse ka disa ditë në krye të policisë, ministri Xhafaj ka prekur në mënyrë periferike vetëm pjesën fundore të skemës së organizatës kriminale të kanabisit në vend. Të gjithë drejtorët e policisë që drejtuan industrinë e kanabisit janë në të njëjtat detyra. Po ashtu ministri duhet të kërkojë hetim për parardhësin dhe Kryeministrin që deklaruan se vetëm 2% e kanabisit të mbjellur nuk është shkatërruar duke vënë në rrezik sigurinë e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY