Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të caktojë negociatorin për të nisur dialogun.
Duke theksuar se nuk heq dorë nga qeveria teknike, Basha u shpreh se pret prej 8 ditësh përgjigjen e kryeministrit.
“ Sot janë mbushur 8 ditë kur t’i duhet t’i përgjigjesh ftesës që re dakord. Askush nuk të ka kërkuar pushtet në tavolinë. Ky është gabimi frojdian. Ty ta ka sjellë pushtetin krimi. Ne duam që pushtetin një herë e mirë ta kenë qytetarët shqiptarë.
Harroje se do t’ua mohosh më. Ti që thua se qenkemi bërë gaz i botës, je një turp i Evropës. Kriminelë me damkë që hynë dhe dalin për të bërë pazaret e tua të pushteti. Ky është turpi i Shqipërisë. Në qoftë se ke vendosur t’i shkosh deri në fund rrugës kur t’i me krimin do të marrësh peng zgjedhjet, ky është destabilizimi numë një.
Sa për kërcënimet në adresë të partive. Nëse ka ardhur koha që asgjësohet një parti politike është radha e PPSh-së të rilindur me krimin. Thirri mendjes dhe mos i ço në destabilizim shqiptarët. Cakto negoxiatorin dhe bëj gati dialogun. Nuk do ta takojmë për përshesh me groshë po për fatet me drogë. Numrin e negociatorit tim e ke tash 5 ditë. Bëhu burrë negocio. Kjo kërkon kurajo nga ty, të ndahesh nga krimi. Të ndajmë qeverinë nga krimi, në mënyrë që një qeveri teknike t’i japim shqiptarëve të drejtën sovrane që ua ke hequr kaq herë. Prandaj, ndahu nga krimi, nga frika që ke për pazaret e prishura me krimin.
Kjo protestë ka nisur paqësore dhe do të përfundojë e tillë. Nëse nuk ke guximin të ndahesh nga krimi me dialog, nëse nuk ke guximin të marrësh përgjegjësinë me dialog, atëherë do të përballesh me lëvizjen më të madhe popullore, sepse kurrë nuk do të pranojmë zgjedhje të diktuara nga droga.”- ka përfunduar kreu i PD-së.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/