Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministri Edi Rama sot.
Sipas Bashës, dialogu i vërtetë nuk duhet të jetë për fasadë e foto, por me përgjegjësi për ti dhënë zgjidhje krizës.
Duke ripërsëritur kërkesën për dorëheqjen e Ramës, Basha ka artikuluar edhe tre objektivat që duhet të shoqërojnë këtë dorëheqje.
Reagimi i plotë i Lulzim Bashës
Kam insistuar që në fillim se dialogu me Edi Ramën duhet të jetë i vërtetë dhe jo dialog fasadë, sa për të bërë foto e për të dalë para kamerave. Dialogu i vërtetë nuk mund të zëvendësohet nga dy monologje shterpë. Dialogu i vetëm i vërtetë është ai që përgatitet me përgjegjësi të lartë për t’i dhënë zgjidhjen e vërtetë krizës së vendit: krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Për të përgatitur këtë dialog kemi vënë në dispozicion prej 8 ditësh negociatorët tanë.
Nuk po i kërkojmë Edi Ramës pushtetin në tavolinë, ne do të mbetemi në opozitë deri sa populli të na votojë për të qeverisur me votën e tij të lirë. Ne po i kërkojmë Edi Ramës që të hiqet mënjanë, për t’i hapur rrugën një qeverie teknike, të paanshme, e cila duhet të përmbushë tre objektiva jetike për demokracinë dhe të ardhmen e vendit:
1. Zbatimin e dekriminalizimit, për të larguar kriminelët dhe ndikimin e tyre nga politika;
2. Ndalimin dhe luftimin e kultivimit masiv të kanabisit dhe të trafikut të drogës, që janë kthyer në rrezik jetik për demokracinë, rendin dhe të ardhmen e vendit;
3. Garantimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme.
Dialogu i vërtetë kërkon që Edi Rama të vendosë të ndahet nga krimi. Nëse e gjen kurajon të ndahet nga pushteti i krimit dhe, për hir të qytetarëve shqiptarë, t’i hapë rrugë qeverisë teknike të zgjedhjeve të lira e të ndershme, unë jam gati të ulem me të kudo, në çdo orë dhe pa asnjë pretendim.
#NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/