Armina Mevlani sjell “Muajin e Monroe”

Armina Mevlani sjell “Muajin e Monroe”

61
0
Shares

“Kur rikthehesh në ato vite, të duket sikur edhe vetë Hollivudi kishte tjetër kuptim, me ikona si Marilyn Monroe, James Dean, Frank Sinatra, Marlon Brandon, Audrey Hepburn etj., që sot janë figura të pavdekshme. Ndoshta ju mund të pyesni përse unë zgjodha të ribëj fotot e Marilyn-it. Përgjigjja është shumë e thjeshtë për mua: e zgjodha Marilyn-in jo sepse mendoj se ngjaj me të, por sepse librat që kam lexuar nga Marilyn, më kanë lënë mbresa në një formë të çuditshme, të pa përjetuar më parë. Marilyn nuk ka qenë femra më e bukur dhe as më e zgjuara, por ajo ka mishëruar kuptimin e fjalës koketë apo lozonjare, tamam si një fëmijë, dhe unë këtu e gjej mjaft veten time, ndoshta edhe për faktin se ajo ishte shenja ime, Binjakët.”, shprehet e cila shpjegon më tej se nisi ta adhuronte aktoren qëkur e pa për herë të parë në rolin protagonist në “How to marry a millionare”.
Blogerja Armina Mevlani ka realizuar së fundmi një set fotografik në përkujtim të Marilyn Monroe pikërisht këtë muaj, në “Muajin e Monroe” siç shprehet Mevlani. Në shkrimin që mund ta gjeni edhe në blogun e saj, ajo tregon se kjo ishte një dëshirë dhe ide e mbartur që prej vitit të kaluar, e frymëzuar nga Marilyn Monroe dhe koha kur kjo e fundit jetoi. Armina Mevlani shprehet plot adhurim për vitet ’40, ’50, ’60, për format e lakuara që femrat kishin aso kohe pa pasur nevojën e dietave dhe për rrobebanjot klasike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY