Dega e PS së Tiranës organizoi sot një miting në sheshin “Skënderbej” me të rinjtë që këtë vit votojnë për herë të parë.
Në tubimin partiak ishin shumë gjimnazistë të kryeqytetit, të cilët ishin detyruar që të merrnin pjesë.
Një SMS që denoncon se si gjimnazistëve u ishte kërkuar që të shkonin në takimin e PS-së së Tiranës. Madje dhe me “ofertë”.
Të gjithë gjimnazistët që sot do të merrnin pjesë në këtë miting partiak, ditën e nesërme e kanë pushim dhe nuk do të shkojnë në shkollë. Ndërsa ata nxënës që sot nuk shkuan në takimet e Edi Ramës, nuk përfitojnë asgjë.
Kjo SMS është denoncuar në Facebook nga deputetja e PD Jorida Tabaku.
“Nderkohe qe paska filluar fushata elektorale, ku nje ish-minister ofendon kedo qe nuk eshte me PS si injorant, e nje ministre kerkon ndryshimin (ia kerkon Rames kete), nxenesit e shkollave te mesme jane detyruar te shkojne ne takim dhe kush shkon ne takim ka pushim neser. Nje denoncim qe me erdhi nga nje gjimnazist i Tiranes! Cdo gje ne funksion te pushtetit dhe shkollat, nxenesit e mesuesit! Fatkeqesi me regji qendrore!”, shkruan deputetja e PD-së në “Facebook”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/