SHIFRAT/ Nuk ka të mbaruar 0.2 përqindëshi, nga janari janë sekuestruar 28...

SHIFRAT/ Nuk ka të mbaruar 0.2 përqindëshi, nga janari janë sekuestruar 28 ton kanabis

60
0
Shares

Muaj më parë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, deklaronte dhe amplifikonte se janë asgjësuar 99.8 për qind e kanabisit të kultivuar në Shqipëri. Por që prej këtyre shifrave, vazhdon të sekuestrohet me ton droga shqiptare në Greqi, Itali, por edhe Shqipëri.
Duke u rikthyer te shifrat, mësohet se nga janari i vitit 2017 policia ka sekuestruar 28 ton kanabis sativa, 1 kg kokainë dhe 12 kg heroinë. Ndërsa këtë vit procesi i monitorimit nga ajri me avionët specialë italianë do të nisë më shpejt.
Këto deklaroi sot drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato në një prononcim për median.
“Në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e kanabisit, i kemi kërkuar Ministrisë së Brendshme të Italisë, dhe kemi marrë dakordësinë e saj që procesi i monitorimit ajror me avionë specialë, të fillojë më herët se vitet e tjera”, deklaroi Qato.

Shpërblim nëse denonconi
Gjithashtu policia ka vendosur  në dispozicion dhe një linjë të gjelbër 0800 90 90 për çdo informacion mbi rastin e implikimit apo favorizimit të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, nga punonjës policie dhe jo vetëm.
“Për çdo shtetas që do të ofrojë informacion të vlefshëm është vënë në dispozicion një fond shpërblimi i cili për nga rëndësia dhe vërtetësia e informacionit do të shkojë deri në 300 mijë lekë”, u shpreh Qato.

Disa statistika janar – prill 2017

Janë sekuestruar
28 ton kanabis sativa,
1 kg kokainë dhe
12 kg heroinë.
Janë ushtruar
14 858 kontrolle në depo, rezerva të shtetit, sera.
Janë goditur
493 raste prodhim, shitje dhe trafik të lëndëve narkotike.
Janë arrestuar
379 autorë si dhe janë referuar materialet në prokurori për
243 autor të tjerë.
Janë hetuar nga drejtoria e Standardeve Profesionale
58 punonjës policie nga të cilët
13 janë përjashtuar,
1 vërejtje me  paralajmërim, ndërsa të tjerët janë në proces hetim disiplinor dhe administrativ.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY